Sindikatat sërish paralajmërojnë protesta, kritikojnë Qeverinë për mungesë komunikimi e përkrahjeje

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 09:43 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Udhëheqës të sindikatave në Kosovë vazhdimisht janë shprehur të pakënaqura sa i përket përkrahjes nga ana e Qeverisë, por edhe moskomunikimit.

Madje ata thonë se në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre deri në mes të muajit prillit do të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes protestave.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli i ka thënë Ekonomia Online se janë duke e pritur Ligjin e Pagave, duke shtuar se shpresojnë që ligji të kalojë dhe të plotësojë zbrazëtirën që e kanë pasur punonjësit.

Madje ai ka theksuar se deri më tani kanë pasur një tkurrje të dialogut në raport me Qeverinë e vendit, duke pohuar se sindikatat i kanë metodat e veta me të cilat i arrijnë qëllimet.

“Ne si Bashkim i Sindikatave të Pavarura të Kosovës jemi partner social me Qeverinë e Kosovës ku ne i adresojmë nën stop kërkesat reale që janë të punonjësve të Kosovës. Tash jemi në një pikë ku jemi duke e pritur Ligjin e Pagave që ne dëshirojmë që sa më shpejt ky ligj të kalojë edhe sado kudo të plotësojë atë zbrazëtirën që e kanë pasur punonjësit e Kosovës”.

“Sindikatat e kryejnë punën e vet, organizojnë dialogun social me partnerët social siç është Qeveria e Kosovës. Sindikatat i kanë edhe metodat e veta me të cilat i arrijnë qëllimet e veta. Deri më tani kemi njëfarë ngurrje rreth dialogut social, por po shpresojmë në të ardhmen e afërt do të kemi dialog social dhe do të kontribuojmë të gjithë në ndërtimin e vendit tonë”.

Lidhur me këtë, kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se raporti i tyre me Qeverinë e Kosovës është zero.

Kurse në raportin punëtorë-pronarë ai tha se kërkesat janë 80 për qind të realizueshme.

“Nëse e marrim në raport punëtorë-pronarë të kompanisë në kohën e fundit janë jashtëzakonisht duke u marr parasysh kërkesat tona dhe  po themi që diku 70-80 për qind të kërkesave tona në raport me kompaninë janë të zbatueshme dhe po implementohen. Kurse në raport Sindikatë-Qeveri e Kosovës deri më tani nuk e kemi as lëvizjen më të vogël që mund të themi se dialogu në raport punëmarrës-Qeveri e kemi zero”.

“Ne po arrijmë t’i realizojmë kërkesat e tona në raport punëdhënës-punëmarrës pasi që shteti nuk është duke e kryer punën e vet, pasi që për t’u begatuar hale raportet, apo për të ju krijuar kushte ende më të mirë punëtorëve ne e kemi një ligj të punës i cili edhe kështu si është nuk është duke u implementuar, por një sanksion ose një dënim që na e kanë dhënë Qeveria e Kosovës është ajo që marrëveshjen kolektive e cila pothuajse gati qe 3 vite nuk është duke u nënshkruar dhe me mos nënshkrimin e kontratës kolektive, Qeveria e Kosovës në mënyrë direkt është duke i dënuar punëtorët e sektorit privat të Kosovës”.

Përderisa kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se Ligji i Punës nuk po respektohet në rastet e pagesës së vikendeve, për çka edhe ka paralajmëruar protesta, raporton EO.

Prandaj sipas tij, në rast se nuk gjejnë mirëkuptim që menaxhmenti i KEK të bëjë pagesën e vikendeve do t’i drejtohen përmbaruesit.

“Që prej kohës së pandemisë nuk janë marr shumë për bazë kërkesat tona edhe pse kemi kërkuar në vazhdimi. Ne kemi adresuar disa kërkesa të cilat pothuajse nuk janë realizua asnjëherë. Ne e kemi ndërmend që posa të shteren mundësitë që të protestojmë dhe të përdorim metodat tona sindikale, për arsye se nuk po hasim në mirëkuptim”.

“Jemi duke u injoruar me kërkesat tona nga menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës. Ne kemi dhënë një afat menaxhmentit kur do të kemi një takim kah mesi i prillit, mirëpo në rast se nuk ka realizim të kërkesave tona që janë të ligjshëm. Ne si sindikatë na duhet të protestojmë të zbatohet Ligji i Punës”.

“Ne  e kemi rastin kur Ligji i punës nuk respektohet në rastet e pagesës së vikendeve për punëtorët me ndërrime të cilët e kemi fituar në Gjykatën Themelore, Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme, prapë menaxhmenti i KEK-ut nuk po gjen mirëkuptim të bëjë pagesën e këtyre vikendeve që kështu që ne duhet të shkojmë edhe me përmbarues”.

Të ngjashme