Kryetari i Sindikatës së PK-së, dhe nënkryetari Hoti, priten në takim zyrtar përfaqësuesit e Sindikatës së BSPK-së dhe të SBASHK-ut

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Sindikatës së PK-së, Imer Zeqiri dhe nënkryetari z. Avdi Hoti, pritën në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, nënkryetaren e SBASHK, znj. Vjollca Shala si dhe koordinatorin e SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Gjatë këtij takimi, kryetari i Sindikatës së PK-së, Zeqiri dhe nënkryetari, Hoti ju kanë dëshiruar mirëseardhje përfaqësueseve të BSPK-së dhe të SBASHK-ut dhe i kanë njoftuar ata rreth planprogramit të ri të punës që kryesia e re e Sindikatës së PK-së është duke punuar në përmbushjen e obligimeve për mirëqenien e punonjësve në Policinë e Kosovës.

Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat e punëtorëve, ku është diskutuar edhe për tri çështjet më kryesore si ‘Ligji për paga’, ‘Ligji për sigurimin shëndetësor’ dhe ‘Ligji për pensionim të parakohshëm’. Gjithashtu në këtë takim është folur rreth bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të fuqishëm mes Sindikatës së PK-së, BSPK-së dhe të SBASHK-ut.

Fillimisht, kryetari i BSPK-së dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, shprehën falënderimet e tyre për gatishmërinë e përhershme që kanë me Sindikatën e Policisë së Kosovës, dhe të njëjtit uruan shumë suksese për zgjedhjen e kryesisë se re të Sindikatës së PK-së, në ushtrimin e detyrave të reja në mandatin e ri zgjedhor.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë  punonjësit e Policisë së Kosovës si dhe punonjësit e institucioneve tjera.

Në fund, z. Zeqiri falënderoj përfaqësuesit e BSPK-së dhe të SBASHK-ut për vizitën e tyre në  Sindikatën e PK-së, dhe ju dëshirojë një vit të mbarë dhe me shumë suksese duke u zotuar se nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat në fjalë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme