Buffoni e sheh veten si portier edhe për dhjetë vjet të tjera

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Në një intervistë për L’Equipe, portieri italian i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon, ka thënë se ai ndihet fizikisht i aftë për të vazhduar të luajë edhe për dhjetë vite të tjera si profesionist në futboll.

Ish-portieri i Juventusit , i cili ka luajtur deri më tani në më shumë se 1000 ndeshje të futbollit, ka bërë të ditur se ai ende nuk është duke menduar për t’u pensionuar, transmeton Gazeta Express.

“Kur do të pensionohem? Mund të luaj edhe për dhjetë vite të tjera. Në vitet e fundit kam mësuar se nuk duhet ta caktojmë një datë. Kur isha 30-vjeçar mendoja se do të pensionohesha në moshën 35-vjeçare. Por tani, si 40-vjeçar, jam ende këtu”, ka thënë Buffon.

Këtë vit, Buffoni është duke i ndarë paraqitjet e klubit me portierin tjetër, Areola, në Paris Saint-Germain. Deri më tani, Buffoni ka luajtur në gjashtë ndeshje për gjigantët francez, të cilët kanë luajtur kanë zhvilluar gjithsej nëntë ndeshje në Ligue 1.

Mirëpo, ai nuk ka vendosur përfundimisht për të luajtur për 10 vitet e ardhshme, këtë gjë do ta vlerësoj varësisht nga mënyra se si po ndihet dhe nëse mendon se vazhdon t’i posedojë aftësitë e nevojshme.

Para transferimit në Paris Saint-Germain, dukej se Buffon ishte shumë afër pensionimit. Megjithatë, ai pasi u largua nga Juventusi, ku kishte kaluar 17 vite, vendosi të mos e merrte një hap të tillë për t’u pensionuar, por vendosi të vazhdonte karrierën e tij në një klub tjetër.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme