Buffon me mesazh emocionale drejt tifozëve të Juventusit: Ju ishin korniza brenda së cilës pikturova historinë time

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Gianluigi Buffon ka shkruar një mesazh emocional për tifozët e Juventusit pas fitores në Kupën e Italisë , ku ai ishte në portë dhe e ngriti në fund trofeun.

Portieri po largohet nga Juve për herë të dytë dhe la të kuptohet se në moshën 43 vjeç ai është ende i etur për të vazhduar karrierën e tij duke luajtur diku tjetër.

Ai luajti në ndeshjen që Juve mundi Atalanta me rezultat 2-1 për të ngritur trofeun e Kupës së Italisë.

“Ju ishit korniza brenda së cilës unë pikturova historinë time të Bianconerëve”.

“Për 20 vjet nuk më braktisët kurrë, gjithnjë më mbështetët dhe më inkurajuat. Së bashku u fundosëm dhe së bashku u rilindëm”.

“Së bashku kemi përjetuar gëzim të pafund dhe së bashku kemi përjetuar zhgënjim të thellë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme