Bugajski: ShBA-ja dhe BE-ja lëshojnë balona provuese

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 08:47 | Nga

Analisti amerikan, Janus Bugajski, thotë se një proces i ndarjes apo këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të kërkonte së paku 4 kushte që të realizohet në mënyrë paqësore: 1. Njohjen e ndërsjellë; 2. Vendimin e Parlamentit apo referendumit popullor; 3. Ndërmjetësimin ndërkombëtar; 4. Ndihmë për qytetarët e prekur nga këmbimi i territoreve

K.D: Çka mendoni rreth deklaratave të fundit të presidentit Thaçi, i cili tha se favorizon “korrigjim të kufijve” me Serbinë, dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën?

Bugajski: Edhe Prishtina, edhe Beogradi duket sikur po i përgjigjen njëfarë drite jeshile që po vjen nga Washingtoni dhe Brukseli për të diskutuar këmbimin potencial të territorit. Presidenti Thaçi qartazi që dëshiron ta sjellë Preshevën në diskutim dhe jo të përballet me një mundësi të dorëzimit të njëanshëm të veriut të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme