Në Universitetin e Prishtinës është duke u mbajtur mbledhja e Senatit, ku njëra ndër pikat e ditës ishte vendimin për zgjedhjen e personelit nga konkursi i datës 24 nëntor 2016.
Mirëpo këtë mbledhje e lëshoi dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli. Ai këtë veprim ë bëri për shkak se nuk është pajtuar me një vendim që Senati e mori që rastet me dilema të asistentëve të avancohen, njofton Klan Kosova.
Dugolli kërkoi që kjo të shtyhej për ndonjë mbledhje tjetër.
Pas tij mbledhjen e lëshuan edhe anëtar të tjerë të Senatit, ndërkohë ajo vazhdoi me shumë mosmarrëveshje ndërmjet menaxhmentit, dekanëve dhe senatorëve për atë se a duhet të vazhdojë kjo mbledhje, apo të shtyhet për ndonjë ditë tjetër.