Bujar Nishani tregon se çfarë do të bëjë pasi të lërë Presidencën

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 10:09 | Nga

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Presidenti Bujar Nishani ka treguar se me çfarë do të merret pasi të largohet nga Presidenca.

Zyrtarisht, mandati i përfundon më 24 korrik dhe do të zëvendësohet nga Presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Nishani thotë se pasi të lërë detyrën do të bëjë analistin dhe aktivistin.

Zëri i Amerikës: Zoti President, unë do të doja edhe një pyetje të shkurtër, pasi koha televizive nuk na lejon shumë. Cilat janë planet tuaja pasi të përfundojë mandati juaj si president i republikës? Do t’i riktheheni politikës?

Presidenti Bujar Nishani: Deri në 24 korrik, Menada, do të qëndroj në zyrën e presidentit të republikës në respekt të plotë të atij betimi që kam bërë. Pas 24 korrikut, unë do të kem kohë, shumë kohë, për të bërë analistin, për të bërë opinionistin, për të bërë aktivistin…

Por, ajo që mund të them sot, ka të bëjë me faktin që situata politike në Shqipëri kërkon mendje të kthjellta, kërkon zemër dhe shpirt të fortë, përballim me dinjitet të sfidave të shumta, mund të them nga të dyja aspektet, qoftë si President i Republikës, qoftë edhe si qytetar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme