Nishani: Tirana duhet të reagojë ndaj provokimit të hapur të Vuçiqit që i bëri Kosovës

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar pas fotografisë kontroverse të publikuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që ngjalli shumë debat në opinion publik në Kosovë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nishani tha që provokimi i Vuçiqit mbi Kosovën, është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit.

Nishani theksoi se megjithëse ky një kërcënim e provokim i hapur, nuk pati asnjë reagim apo denoncim nga Tirana zyrtare.“Provokimi i Presidentit të Serbisë Vuçiç mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit.Nuk është aspak e largët koha kur Serbia për hegjemoni nisi luftra të përgjakshme në rajonin e Ballkanit, kundër Sllovenisë, kundër Kroacisë, kundër Bosnje-Herzegovinës e kundër Kosovës. Luftrat e nisura nga Serbia, i shkaktuan këtij rajoni mijëra viktima, genocid, shkatërrime masive dhe eksod të popujve drejt Evropës”.Sipas tij, tentativa e provokime të njëjta përsëri, janë një “ogur” i keq për paqen e stabilitetin ne kufijtë evropian.“Megjithëse ky një kërcënim e provokim i hapur, asnjë reagim apo denoncim nga Tirana zyrtare. Turp e paçin faqen e zezë ! Nuk mund të presësh gjë tjetër prej argatëve të Beogradit në Tiranë, veç heshtjes”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme