Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka kritikuar ashpër deklaratat e kryeministrit Albin Kurti rreth tesës për t’i besuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e gjuhës. Gjatë një paraqitje në “Pressing”, Osmani tha se kjo deklaratë “i tejkaloi kufijtë partiakë dhe ndodhi në një moment jashtëzakonisht të rrezikshëm”.
“Kurti ka bërë një fushatë kundër BDI-së, Ali Ahmetit UÇK-së, Maqedonisë së Veriut me vite të tëra. Asnjëherë ne nuk jemi përgjigjë, për shkak se kemi vlerësuar se pozita e kryeministrit të Kosovës është shumë e rëndësishme, për ne Kosova është më e rëndësishme se BDI, mirëpo kjo deklaratë i tejkaloi kufijtë partiakë dhe ndodhi në një moment jashtëzakonisht të rrezikshëm. Ne pothuaj me javë të tëra po alarmojmë ndërkombëtarët me letra, kemi dërguar edhe z.Kurtit letër, Edi Ramës e gjithë shqiptarëve nëpër botë se po përgatitet rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Osmani në Pressing.