Bujar Osmani rrugëve të Kievit bashkë me Kulebën

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka njoftuar se sot e ka pritur në Kiev homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmanin, i cili ka vizituar edhe qytetin e Irpin paraprakisht.

“Mirëprita në Kiev shokun tim nga Maqedonia, Bujar Osmanin, pasi ai vizitoi Irpinin dhe pa pasojat e barbarizmit rus. Ne bashkëpunojmë ngushtë në rrugën tonë të përbashkët të integrimit në BE. Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor e bëjnë Evropën më të fortë dhe më konkurruese globalisht”, ka shkruar Kuleba.

Të ngjashme