Reshje të mëdha ne Vushtrri e Prishtinë, shkaktohen dëme të mëdha në strukturat bujqësore.
Uji vërshonte sikur një lumë.
E këto janë rrugët e Fshatit Sibovc të Vushtrrisë pas reshjeve të mëdha të shiut që ndodhën të martën.
Banorët thonë se reshje të tilla nuk kanë parë në 50 vitet e fundit.
Ndërkohë, gjithë këto reshje nuk kaluan pa bërë dëme në toka pjellore të këtij fshati.
Aziz Hajredinaj thotë që shiu nuk kurseu asgjë .
Banorët thonë se një ndër shkaktarët për dëmët që iu shkaktohet është edhe ky përrua.
Ata thonë se kanë kerkuar zgjidhje disa herë nga komuna por nuk është bërë asgjë.
Edhe nga komuna e Vushtërrisë thonë se nga reshjet u dëmtuan 5 fshatra.
Ata thanë se është dashur edhe ti evakuojnë banorët nga shtëpitë e tyre
Muazqi shtonë se ju duhet ndihma e nivelit qendrorë për të mbuluar dëmet.
Hic më lehtë nuk shpëtuan as fshatrat e Prishtinës.
Goxha keq e pësoi edhe fshati Vranidoll, ndërsa banorët thonë se sa herë që bie shi lumi Llap del nga shtrati dhe dëmton të mbjellurat e tyre.
Ndërsa Emin Jashanica thotë se kjo është hera e 3 brenda këtij viti që po dëmtohen nga reshjet
Për dëmet nga reshjet ka reaguar edhe kryeministri I vendit Avdullah Hoti.
Ai ne rrjetin social facebook ka thënë se do t’ju dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet.