Furrat e Bukës në Kosovës kanë deklaruar se kanë probleme të ndryshme.
Kështu Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e këtij sektori ka organizuar një konferencë me temë duke pasur problemet që i kanë këto furra.
OAK pas konsultimeve me këtë sektor ka mbledhur deri më tani dhjetra nënshkrime nga furrat duke bërë një peticion të cilin do ta dërgojnë në Qeveri, në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Rreze Cana zyrtare në Odën e Afaraizmit të Kosovës, prezantoi problemet e identifikuara dhe pikat të cilat kanë nxjerrë për zgjidhjen e këtyre problemeve që furrat po hasin gjatë punës së tyre dhe po iu shkaktohen dëme.
Cana theksoi se duhet të krijohet një rregullator për përcaktimin e çmimeve të produkteve esenciale, për shkak të rritjes së çmimit të miellit furrat janë detyrar ta rrisin çmimin e bukës.
”Ulja e çmimit të energjisë elektrike për bukëpjekës minimum deri në 50%, shembull kemi Shqipërinë e cila sivjet ka marrë vendim për furrat e bukës të ulet çmimi i energjisë elektrike deri në 50%, pra tarifat dhe çmimet e miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri për 2018 në 0.4 KË të jetë 7.6 ku për klient në 0.4 është 14 .Atëherë nëse marrim të njëjta masa tarifa dhe çmimi aktualisht që është 11.27 KË për bukëpjekësit të jetë 56.35 KË”
Sipas ligjit për energji elektrike, neni 5 paragrafi i parë: Rregullatori ose Qeveria varësisht nga fushat e përgjegjësisë së tyre mund të vendosin obligime të shërbimit publik për ndërmarrjet e energjisë, në bazë të interesit publik dhe në interes të përgjithshëm ekonomik, të cilat kanë të bëjnë me: 1.1. sigurinë, duke përfshirë sigurinë e furnizimit; 1.2. rregullsinë; 1.3. cilësinë dhe çmimin e furnizimit; 1.4. mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e konkurrencës, duke përfshirë efiçiencën e energjisë, energjinë nga burimet e ripërtërishme dhe ndryshimet klimatike. Kështu që kemi mbajtur takim me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë ku kemi shprehur kërkesën dhe kemi mbetur për bisedime të mëtutjeshme”
tha Cana.
Sipas saj kërkesa tjetër që kanë parashtruar furrat është të largohet kamata prej 5% për para të imëta prej bankave komerciale ku bukëpjekësit janë të detyruar që për kthimin e parave të imëta në para të letrës të paguajnë një kamatë prej 5-8%, gjë që është e paarsyeshme.
Po ashtu aty u kërkua që të rritet kontrolli i kualitetit të produkteve pasi sipas tyre shumë biznese që shesin produktet të ndryshme po shesin dhe produkte të bukës me çmim përgjysmë më lirë.
“OAK do të vazhdoj të qëndroj pranë bizneseve deri në jetësimin e kërkesave të tyre që ato të funksionojnë më mirë”, thuhet më tej në komunikatën e dërguara nga OAK.