Partizani e ka nisur keq aventurën në Ligën e Europës, pasi u mund me përmbysje 1 – 3 nga bullgarët e Botev Plovdiv në “Selman Stermasi”.
Xhevahir Sukaj kaloi në avantazh të kuqtë në minutën e 5-të, por bullgarë barazuan me Omar Kossoko në minutën e 27-të.
Todor Nedelev kaloi në avantazh miqtë në minutën e 61-të, ndërsa Kossoko shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën tre minuta para fundit të takimit.
Ndeshja e kthimit do të luhet me 6 Korrik në Bullgari.