Mazrekaj i jep fund karrierës si futbollist

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Mentor Mazrekaj i ka dhënë fund karrierës si futbollist. Këtë e ka bërë të ditur vetë 30-vjeçari në një postim në rrjetet sociale. Mazrekaj për shumë vite është vlerësuar për talentin e madh që kishte. Por asnjëherë nuk ka arritur nivelet e synuara dhe ato që i parashikoheshin.

Mesfushori kreativ kishte luajtur gjatë dhe me shumë sukses te Prishtina, ndërsa për shumë vite ka bërë karrierë edhe te Partizani i Tiranës. Te Partizani ishte prej lojtarëve më të pëlqyer të tifozëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka pasur edhe telashe me lëndime, por mungesa e përkushtimit i ka ndikuar shumë në karrierë. Së fundi ka provuar disa herë të kthehet në fushën e blertë, por pa sukses.

“Sot kam marrë vendimin më të vështirë të deritashëm në jetën time. Kam vendosur të mos luaj më futboll. Mosprofesionalizmi i duhur, gabimet e shumta në karrierë dhe lëndimet, më shtynë të marrë këtë vendim. I falënderoj të gjithë ata që u ka pëlqyer loja ime dhe janë argëtuar me lojën time, por edhe ata që nuk u ka pëlqyer loja ime”, ka shkruar Mazrekaj. Ndërkohë skuadrat kosovare kanë vazhduar me përforcime edhe të martën.

Është Flamurtari i Prishtinës që ka angazhuar lojtar të rinj. Bëhet falë për Ersin Fetahin, që deri më tash ishte te Renova. Fetahi është mesfushor defensiv. Flamurtari drejtohet nga Artim Shaqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme