Kosova nesër do të zhvilloj ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.
“Dardanët” për kundërshtar do të kenë Bullgarinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Si zakonisht, kundërshtarët zhvillojnë një stërvitje në stadiumin nikoqir një ditë para ndeshjes.
Megjithatë, bullgarët stërvitjen e kanë kryer në Sofje në mëngjes dhe sot vetëm do të mbajnë një konferencë për media dhe një vizitë të shkurtër stadiumit.
Kujtojmë se Bullgaria ka zhvilluar një ndeshje të grupit A, ku ka barazuar 1-1 kundër Malit të Zi.