Maqedonia dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në pilot projekt për integrim të tregjeve energjetike midis anëtares së Bashkimit Evropian dhe vendit kandidat për anëtarësim, konform Marrëveshjes për formimin e Komunitetit Energjetik.
Kjo është paraparë në projekt-memorandumin midis Ministrisë Bullgare të Energjetikës dhe Ministrisë së Ekonomisë për bashkimin e tregjeve ekonomike “Një ditë përpara” që Qeveria bullgare tashmë e ka miratuar, theksohet në kumtesën e Qeverisë bullgare.
Memorandumi ka për qëllim të krijojë të drejta të barabarta dhe batë rregullatore për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike. “Një ditë përpara”, midis dy vendeve edhe atë nën kushte jodiskrimunese dhe të drejta.
Nënshkrimi i Memorandumit është element nga përpjekjet e përbashkëta për ndërlidhje në sektorin energjetik, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillim të tregut konkurrues dhe të integruar energjetik në rajon, sinkronizim të plotë me politikë të vazhduar të Bullgarisë për garantimin e dërgesave të qëndrueshme dhe të mjaftueshme energjetike për Evropën Juglindore, theksohet në kumtesën e Ministrisë Bullgare të Energjetikës.