Bullgaria do të shpallë ditë zie në kujtim të viktimave të aksidentit tragjik

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Qeveria bullgare do të shpallë një ditë zie në kujtim të 45 viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi pas mesnate në autostradën “Struma”.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Bullgarisë, Stefan Yanev, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njofton Klankosova.tv.

“Bullgari dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë koordinim sipas sektorëve – punët e jashtme, punët e brendshme, shëndetësia. Po punojnë edhe përfaqësuesit e prokurorive të dy vendeve”, theksoi Yanev dhe siguroi se është vendosur koordinim në të gjitha nivelet.

Të dy kryeministrat kërkuan që të presin përfundimet e autoriteteve hetimore.

“Ne kemi informacion për të gjitha çështjet, por është pjesë e hetimit. Apeloj për etikë dhe mirëkuptim profesional, duhet të ketë një ekuilibër për informacionet që dalin në këtë moment, për informacionet që do të dalin nga organet hetimore dhe për informacionin që do të marrin familjarët e viktimave”, tha kryeministri bullgar.

Të ngjashme