Bulliqi e quan konstruktiv takimin me Kurtin, tregon kërkesat që ia parashtroi

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 14:41 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka quajtur konstruktiv takimin me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, në takim me kreun e ekzekutivit krerët e komunave kanë kërkuar implemtimin e një varg projektesh me interes.

Bulliqi duke folur për kërkesat e komunës që udhëheq tha se ka kërkuar që Podujeva të jetë pjesë e ngrohjes qendrore dhe për këtë të bëhet fiziblitetit.

Projekt të rëndësishëm që ai e prezantoi para Kurtit dhe ministrave ishte edhe zgjidhja e problemit me ujërat e zeza.

“Ishte takim konstruktiv mes Qeverisë dhe ministrave të linjës. Tema e parë ishte buxheti. Secili komunë i ka paraqitur projektet e tyre”.

“Ne si komunë paraqitëm disa kërkesa, të futemi edhe në fiziblitet për ngrohej qendrore, ngase jemi komunë e madhe”.

“U diskutuan edhe ujërat e zeza e që është problem  nacional. Spitali i qytetit, MF ka dhënë mjete për të punësuarit e nivelit të mesëm dhe shpeshoj që kjo të funsksionalizohet”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme