As komuna e Podujevës sikurse edhe komunat e tjera të Kosovës nuk është rezistente nga virusi COVID-19.
Edhe kjo komunë ka rritje të lartë të rasteve me këtë virus.
Lidhur me gjendjen pandemike ka folur kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se që nga shfaqja e virusit COVID-19 ka pasur 65 raste të vdekjes.
“Numri prej 65 raste të vdekjes është numër që kur është paraqitur virusi në muajin mars të vitit 2020. Shumica e rasteve kanë qenë persona të moshuar që kanë pasur probleme ose atyre me moshë mesatare”.
Ai theksoi se deri më tani në këtë komunë janë vaksinuar 35 mijë e 120 qytetarë.
“Deri më tani kemi 35 mijë e 120 qytetarë, qoftë me dozën e parë apo të dytë. Në 24 orë numri më i madh që janë vaksinuar është 993 qytetarë”.
Shpejtim Bulliqi shtoi se nga virusi deri më tani janë shëruar 5 mijë e 27 qytetarë.
Ndërkaq janë 102 raste aktive me COVID-19.