Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se presioni që po i bëhet Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovës është i papranueshëm.
Bulliqi ka thënë se praktikat ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës e definojnë qartë çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në referendumin e një shteti të huaj.
“Presioni që po i bëhet Qeverisë Kurti për mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës është i papranueshëm. Praktikat ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës e definojnë qartë çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në referendumin e një shteti të huaj”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Presioni që po i bëhet Qeverisë Kurti për mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës është i papranueshëm.
Praktikat ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës e definojnë qartë çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në referendumin e një shteti të huaj.
Askujt nuk po i cenohet e drejta e votimit, qytetarët serbë në Kosovë me dyshtetësi kanë dy mundësi votimi: përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.
Mbajtja e referendumit të Serbisë brenda territorit të vendit tonë synon të sfidojë dhe minojë demokracinë dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.