Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvallën.
Bulliqi bën me dije se në këtë takim u për tema të ndryshme të aktualitetit politik, por edhe çështje që ndërlidhen me punën në përditshmëri si investimet e huaja potenciale në qytetin e Podujevës, njofton Klankosova.tv.
“Sot kam pritur në takim Zëvendëskryeministren, njëherit Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, znj. Donika Gërvalla”, ka shkruar në Facebook Bulliqi.
“Me znj. Gërvalla kemi diskutuar për tema të ndryshme të aktualitetit politik, por edhe çështje që ndërlidhen me punën tonë në përditshmëri si investimet e huaja potenciale në qytetin e Podujevës, krijimin e urave të bashkëpunimit mes bizneseve tona me diasporën dhe shtetet e tjera, si dhe për Zonën Industriale që tash është themeluar e mundësitë që ofrojmë për bizneset prodhuese vendore e të huaja”.
“E falënderoj znj. Gërvalla për vizitën dhe mbështetjen!”