Në një fshat shumë të varfër të Kamboxhas ku njerëzit vuajnë për ushqime dhe sidomos për ujë për pije dhe pastrim, në atë vend ku uji ka vlerën e jetës, fëmijët e këngëtarit nga Kosova, Shaqir Cërvadiku, kanë ndëruar një bunar me ujë.
Ky bunar është emëruar me emrin e këngëtari dhe gruas së tij të ndjerë, Hatixhes.
Postimi i plotë:
Sot një befasi jashtëzakonshme nga fëmijët e mi për mua dhe bashkëshortën e ndjerë Hatixhen.
Në një fshat shumë të varfër në Kamboxha (Kambodia) në Azi ku njerzit jetojnë në kasolla e në varfëri ekstreme të uritur per bukë e sidomos vuajnë për ujë ku ka thatësi të madhe dhe njerzëve u duhen disa kilometra të udhëtojnë për të kerkuar ujë për pije e pastrim.
Në atë vend ku ujë ka vlerën e jetës fëmijët e mij përmes nji fondacioni europian”Water vell project”kanë ndërtuar një bunar ( pus të ujit) në një fshat e ku uji mund gjendet shumë thellë nën tokë.
Atë bunar e kanë emërtuar me emrin tim dhe bashkëshortës së ndjerë Hatixhes të cilin e kanë përuruar dje fondacioni.
Ishte një gjest human që tregon se humaniteti njerzor nuk njeh as kufi e as racë njerëzore sepse të gjithë jemi krijesa të madhit Zot.
Faleminderit pafund fëmijëve të mi që më dhuruan lot gëzimi me këtë humanitet njerëzor.