Fallxhori Hysni Peqani i njohur si “Burdushi”, mund të dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 3 vjet, nese vërtetohet se ka kryer veprën penale – mashtrim, për të cilën është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.
“Burdushi” sipas aktakuzës, ka mashtruar një person që vuante nga depresioni, se do ta shëroj nëse kjo i kompensohet në shumën prej 2 mijë eurove. Anëtarët e personit që vuante nga depresioni sipas prokurorisë kanë paguar këtë shumë të parave por që pas kalimit të një kohe pacienti nuk ka shfaqur shenja shërimi.
“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, “Burdushi” , akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin”, thuhet në njoftimin e policisë.