Prishtinasi Albert Berisha, që dikur ishte pjesë e luftërave në Siri, është dënuar me 3 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Apelit.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vet Albert Berisha, i cili konsideron se kjo gjykatë ka bërë të njëjtat shkelje sikurse në vendimet e kaluara të organeve të drejtësisë.
Në prononcimin e tij Berisha, tha po ashtu se do të dërgojë rastin deri në Gjykatën Supreme derisa të ketë drejtësi të plotë.