Burg për mësuesin 60 vjeçar në Sarandë, i akuzuar për ngacmime seksuale

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 13:13 | Nga

Gjykata e Sarandës la në burg pa afat një mësues 60-vjeçar, ndaj të cilit rëndojnë dyshime të forta për pedofili.

Neshat Tepelena akuzohet për ngacmime seksuale ndaj 2 nxënëseve të moshës 11 dhe 10 vjeç në shkollën “Ali Hajdini” në fshatin Kalas të Delvinës.

Prokuroria e Sarandës nisi procedimin penal për këtë rast pas denoncimit nga familja e një prej vajzave të dëmtuara dhe pas marrjes së dëshmisë së tyre, raporton “Abcnews”. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për mësuesin e dyshuar për veprime të turpshme me të mitura, kërkesë që u pranua nga gjykata.

Vetë 60-vjecari Neshat Tepelena në sallën e gjyqit ka deklaruar se është i pafajshëm për të gjitha akuzat që i bëhen.

Në seancën e sotme, Gjykata e Sarandës shpalli moskompetencë për të gjykuar çështjen me themel, pasi nuk ka një seksion për të mitur.

Procesi ndaj 60 vjeçarit, të akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, do të vijojë pranë Gjykatës së Gjirokastrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme