Një i arrestuar në Prishtinë për ngacmim seksual

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

I njëjti sipas Policisë, ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor dhe kishte arritur ta mashtronte viktimën, pastaj e kishte ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin ndaj të dyshuarit ka lëshuar aktvendim dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme