Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga gjashtë të arrestuarit në protestën e fundit të opozitës të organizuar para parlamentit.
Mariglen Doçi, Dorian Protoduarin dhe Emiljan Mustafa do të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve. Arrest shtëpie u caktua për tre protestuesit e tjerë Jurgen Gjikola, Bledar Dollia dhe Arbër Kola.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë gjykatës ishin mbledhur familjare si dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas tyre burgosja e protestuesve parashikon fundin e shpejtë të Edi Ramës. Mbi protestuesit rendojnë akuzat e kundërshtimit të policisë, goditje të policisë dhe prishje të qetësisë publike./tv klan.al/