Burgim të përjetshëm për të akuzuarit e rastit “Monstra”

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Penale e Shkupit të martën ka dënuar me burgim të përjetshëm Alil Demirin, si dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesë maqedonasve, më 12 prill 2012, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi.

Dy të akuzuarit e tjerë Fejzi dhe Haki Aziri, gjykata i dënoi me 15 dhe nëntë vjet burgim. Sami Luta është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Dy nga të dënuarit më burgim të përjetshëm, Ali Demiri dhe Afrim Ismailoviq, janë dënuar në mungesë, ndërsa prokurorja e rastit Fatime Fetai tha se të njëjtit ndodhen në Kosovë, prej nga edhe duhet të ekstradohen për vuajtjen e dënimit.

Të ngjashme