4 Qendra Korrektuese patën ushtrues detyre të drejtorit jashtë afatit ligjor, funksionojnë me zëvendës drejtorë.
Janë bërë 1 vit e gjysmë prej që disa qendra të Burgimit në Kosovë po funksionojnë pa drejtorë.
Burgu i sigurisë së lartë, Qendra e paraburgimit në Pejë, e Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, janë vetëm disa prej tyre.
Madje në këto qendra, nuk ka as ushtrues detyre.
Ato po funksionojnë vetëm me zëvendës drejtor.
Në anën tjetër Ministria e Drejtësisë deri më tani nuk kishte hapur asnjë konkurs t’i përmbush këto pozita.
Mungesën e drejtorëve për T7 e kanë konfirmuar vetë Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas SHKK, këto mungesa u bënë për shkak të ngritjes së këtyre të fundit në pozita tjera.
Megjithatë, T7 mëson se edhe drejtorët paraprak të këtyre 4 Qendrave të Burgimit ishin vetëm ushtrues detyre.
Në burgun e sigurisë së lartë, UD i drejtorit ishte Burim Buleshkaj. Ky i fundit e ushtroi këtë pozitë1 vit, kurse në qendrën e paraburgimit në Pejë, ushtrues të pozitës së drejtorit pati Jeton Mehmetaj, i cili qëndroi në këtë pozitë diku 2 vite.
E me UD drejtor, po vazhdon të funksionojë qendra e Paraburgimit në Mitrovicë, të cilën e udhëheqë Benasim Mediç që 4-5 vite.
Ushtrues detyre të drejtorit me afat të jashtëligjshëm pati edhe Qendra Edukative për të mitur në Lipjan, që u udhëhoq nga Fitim Berbatovci.
E kohëzgjatja e kësaj pozite në më shumë se 6 muaj, është e jashtëligjshme.
Kjo konsiderohet si shkelje e ligjit për zyrtar publik.
Ministria Haxhiu, tha se do të punojnë në këtë aspekt.
E situata në këto Qendra të Burgimit po kritikohet edhe nga juristët.
Anton Nrecaj theksoi se mungesa e drejtorëve në këto Qendra është e rrezikshme, dhe për këtë fajëson Ministrinë e Drejtësisë.
Gjatë ditës Ministria e Drejtësisë ka raportuar vetë për gjetje ne shkelje si kontrata të dëmshme gjatë viteve në SHKK dhe qendrat e tjera.