Një haker është dënuar me tetë muaj burgim pasi publikoi foto intime të aktores Jennifer Lawrence dhe disa yjeve tjera.
George Garafano, 26-vjeçar, ishte akuzuar për qasjen ilegale në llogaritë e 240 njerëzve në Apple iCloud, përfshirë edhe yjet e Hollywoodit, duke ia mundësuar atij që të vidhte fotografi nudo dhe informacione private për aktorë e këngëtarë.
Ai ishte njëri prej katër personave që u akuzuan në skandalin e hakimit në vitin 2014, gjatë të cilit u vodhën foto private të Lawrence, Kate Upton, Kirsten Dunst dhe yjeve tjera.
Lawrence në kohën e publikimit të fotografive e quajti skandalin si krim seksi dhe bëri thirrje për ligje më të rrepta.
Në muajin prill Garafano u shpall fajtor, duke pranuar se kishte dërguar email te viktimat derisa paraqitej si anëtar i sigurisë së Apple, me qëllim që të merrte emrat dhe fjalëkalimet e tyre.
Edhe tre hakerë janë dënuar me burgim nga nëntë deri në 18 muaj.