Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka emëruar Burim Ramadanin, Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votoj që Ramadani të marrë këtë pozitë.
“Kërkoj të miratohet propozimi për Burim Ramadani si Koordinator Nacional për Integrim dhe anëtarësim në NATO”, tha Haradinaj.