Ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, Burim Ramadani, ka komentuar gjykimin në Hagë.
Ai ka thënë se procesi duhet të përfundojë me lirim.
Postimi:
Përfundimi i procesit në Hagë duhet të jetë me lirim. Tash kur është afruar fundi i procesit, shpresa është mbi sfidat, besimi është mbi vështirësitë, krenaria është mbi vuajtjet.
Lirimi i të akuzuarve, të cilët janë pjesë e rëndësishme e udhëheqjes së UÇK-së, do të na gëzojë të gjithëve.