Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që mjetet financiare të orientohen nëpër komuna dhe të menaxhohen nga komunat, dhe jo ministritë të merren me investime komunale.
Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në intervistën për “Zërin”, thotë se administrata qendrore është e mbushur me burokratë dhe teknokratë, e shumë pak me ekspertë…
Sipas Ibrahimit, Qeveria për dikë sillet “nënë” e për dikë “njerkë”.
Komunat e Kosovës kanë përmbushur obligimet e tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por edhe ofrimin e shërbimeve më të mira për popullatën.
Ai fajëson nivelin qendror për burokraci që po shkakton pengesa në ecjen përpara të komunave. Ibrahimi thotë se nga burokratët, në shumë raste, vendimet në raport me komunat vonohen tej mase.