Një çift nga Tennesseee, SHBA, të martuar prej 64 vitesh, vdiq vetëm disa orë ndërmjet teksa i kaluan momentet e tyre të fundit duke mbajtur duart në shtratet e spitalit.
Dolores Winstead, 83 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Trent Winstead, 88 vjeç, ndërruan jetë dy javë më parë – pesë javë pas përvjetorit të martesës.
E para që ndërroi jetë ishte gruaja Dolores, ndërsa burri i saj vdiq pak orë më vonë përkrah saj, pasi nuk mundi ta duronte dhimbjen për vdekjen e gruas.
“Ai e pa atë duke vdekur dhe nuk mundi ta përballonte. Ai vdiq me zemër të thyer. Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të dilja nga spitali pa asnjërin,” tha bija e tyre për Washington Post.
Stafi i spitalit ra dakord që ta vendoste çiftin në të njëjtën dhomë në mënyrë që ato t’i kalonin çastet e fundit së bashku. Ato u fotografuan duke mbajtur duart e njëri tjetrit të shtrirë në shtratet ngjitur.