Të martën në Podujevë janë arrestuar dy persona të cilët pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht një grua.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Podujevë, ndërkaq të dyshuarit dhe viktima kanë lidhje familjare.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Podujevë 18.05.2021-19:35. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe motra e bashkëshortit, të dyshuarit mashkull dhe femër kosovar-e, të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.