Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, i njëjti i ka marrë çantën dhe ka ikur në Gjermani.
Ankuesja, zyrtarëve policorë iu ka thënë se në çantën e saj ka pasur dokumentet personale si dhe vizën gjermane.
Policia e Kosovës thotë se me këtë rast është njoftuar prokurori.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Obiliq.
Njoftimi nga Policia e Kosovës:
Obiliq 17.08.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin –të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti i ka marrë çantën me dokumente personale dhe vize gjermane dhe është larguar me veturë në drejtim të Gjermanisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.