“Burri juaj është me të dashurin e tij”, telefonata që e mërziti zonjën e parë të Francës

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, mori një telefonatë të dyshuar anonime ku thuhej se bashkëshorti i saj, presidenti francez Emanuel Macron, ishte me një dashnor homoseksual, raporton Daily Mail.

Pavarësisht kontrolleve të larta të sigurisë në të gjitha pajisjet e saj, Brigitte mori një telefonatë duke i thënë: “Unë e di që burri juaj është aktualisht me një burrë”.

Analisti politik Nicolas Priset e pohon këtë në një dokumentar të ri të quajtur “Në ferrin e fushatave presidenciale”, i cili transmetohet në BFM – kanali televiziv më i njohur francez, transmeton Daily Mail.

Dokumentari pason thashethemet e shpeshta për jetën private të çiftit presidencial, duke përfshirë pretendimet se zonja Macron dyshohet se ka lindur burrë. Çifti u takua për herë të parë në vitin 1993 kur presidenti i Francës ishte 15 vjeç dhe kur ai ndiqte një klasë letërsie me Brigitte, e cila punonte në një shkollë të mesme në Amiens, Francë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme