Një e mitur në Mitrovicë ka raportuar në Polici se përderisa ka qenë në shtëpinë e një burri me të cilin ishte në lidhje dashurie, ai e ka kërcënuar me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht, duke tentuar ta detyrojë për të kryer marrëdhënie seksuale.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima ka arritur që të ikë, derisa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë 17.12.2021 – 18:11. Viktima femër kosovare-e mitur ka raportuar se përderisa ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit, me të cilin ishte në lidhje dashurie, i dyshuari e ka kanosur me thikë dhe e ka sulmuar fizikisht duke tentuar ta detyroj për marrëdhënie seksuale. Viktima ka arritur që të ikë dhe me urdhër të prokurorit do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.