Mbrëmë në Gjakovë një burrë ka rrahur fëmijën e tij.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” rreth orës 20:00, ky i dyshuari ka ushtuar dhunë fizikë mbi fëmijën e tij të gjinisë mashkullore, njofton policia përcjell Klan Kosova.
Djali që nga sulmi kishte pësuar lëndime trupore ka marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.
I dyshuari është intervistuar edhe më urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.