Një person nga Istogu ka kërkuar ndihmë mjekësorë pasi është therur me mjet të fortë
Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Sine të Istogut, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
“Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Istog është pranuar informata se një person mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor pasi që ishte i therur më një mjet të fortë”, thekson PK’ja.
I dyshuari është identifikuar nga dëshmitarët dhe njësitë policore janë në kërkim të tij.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të prokurorit hapet rasti lartëcekur”, thekson policia.