Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Lipjan një person pasi që i njejti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesja e ka informuar policinë se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike.
I dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit ankuesja së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore. I dyshuari ndërkaq është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit ankuesja së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim të policisë.