Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë mjaftë të pranishme dhe madje shqetësuese.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Mitrovicën e Veriut, raporton Policia e Kosovës.
Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar bashkëshorti i saj ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe duke e sulmuar fizikisht ia ka marrë tre fëmijët e saj dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima pas lëndimeve sipas raportit të Policisë së Kosovës ka pranuar trajtim mjekësor.