Burri rrah gruan në Gjakovë

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Një grua është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë mbrëmë rreth orës 20:00.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave.

“I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme