Policia, njofton se një person ka rrahur gruan e tij duke kanosur me armë zjarri.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Kamenicë në ora 20.
“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke kanosur me armë zjarri ka përdorur dhunë fizike ndaj saj. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.