Një femër k-shqiptare ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje burri i saj e ka sulmuar me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas Policisë sulmi ka ndodhur dje në Gjilan në ora 10:30 dhe viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit.
Rastin Policia e ka cilësuar vrasje në tentativë.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.