Bushati: Inkurajuese letra e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 23 Maj 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, po e sheh si mjaft inkurajuese letrën e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës sa i përket çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bushati ka thënë se për arritjen e një marrëveshje finale Prishtinë-Beograd është thelbësore që të ketë bashkëpunim transatlantik.

“Sinjale inkurajuese nga Heiko Mass dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun Mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnoctrike”, ka shkruar Bushati.

Dy kryediplomatët e Francës dhe Gjermanisë sot përmes një letre të përbashkët kanë dhënë mesazh për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd.

Ata kanë thënë se janë për një dialog të përgatitur mirë me parime dhe se kundërshtojnë një marrëveshje të shpejtë.

Të ngjashme