Bushati mesazh për Maqedoninë në Samitin e Ministrave të Jashtëm

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 17:31 | Nga

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati deklaroi nga Samiti i Ministrave të Jashtëm të BE-së se Maqedonia nuk mund të ketë miq më të mirë se shqiptarët.

Në një intervistë për European Western Balkans, ministri Bushati u shpreh i shqetësuar për dhunën e djeshme në Maqedoni. Sipas tij, këto janë përpjekej për të transformuar krizën aktuale të demokracisë në një krizë ndëretnike.

“Ju kurrë nuk do të gjeni një fqinj më miqësor ndaj Maqedonisë sa Shqipëria. Një fqinj që kurrë nuk ka vënë në pikëpyetje integritetin territorial të Maqedonisë, as gjuhën, as identitetin e saj, siç mund të kenë bërë fqinjët e tjerë. Ne i kemi nxitur gjithmonë autoritetet në Maqedoni që të krijojnë një klimë më të mirë ndëretnike në vend, e cila është e nevojshme, jo vetëm për stabilitetin demokratik të Maqedonisë, por edhe për rrugën e saj euroatlantike”, ka deklaruar Bushati, shkruan Lapsi.al.

Ministri i Jashtëm tha se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë në gjendje të bllokojnë njëri-tjetrin, sepse asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është anëtar i BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme