Alban Bushi është duke vazhduar me deklarata që nuk po priten mirë në opinionin tonë
Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi së fundi ka folur edhe për sulmuesin në top formë të Kosovës, Vedat Muriqin, shkruan Reporteri.net
Bushi ka thënë se Muriqi nuk ishte kushedi çfarë lojtari në kohën kur luante me Shpresat e Shqipërisë.
“Ne jemi munduar të zgjedhim më të mirët. Muriqi ka qenë te Shpresat nën drejtimin e Gegës, por nuk ishte ndonjë lojtar kushedi. Ka lojtarë që rriten në moshën 22-23 vjeç. Shqipëria ka sjellë shumë lojtarë të mirë,” ka thënë Bushi.
Tutje, Bushi ka treguar se shumë lojtarë i kanë premtuar atij se do të vijnë te Shqipëria, por të nesërmën nuk ia kanë hapur telefonin dhe kanë shkuar te Kosova.
“Ata që kanë ikur te Kosova kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka shumë lojtarë që më kanë thënë ‘do vij te Shqipëria’ e nesër nuk më kanë hapur telefonin duke shkuar te Kosova,” ka thënë Bushi.