Busquetsi rinovon kontratën me Barcelonën

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 16:10 | Nga

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën.

Kontrata e re e Busquets do të përfshijë rritjen e klauzolës së tij në 500 milionë euro, sipas mediave në Spanjë.

Marca dhe El Mundo Deportivo raportojnë se marrëveshja e përmirësuar është tashmë e përfunduar pasi bisedimet filluan në fund të sezonit të kaluar.

Kohëzgjatja e kontratës së mesfushorit defansiv nuk do të ndryshojë , ajo do të zgjasë deri në qershor 2021 me klubin, mirëpo ka mundësi për ta rinovuar këtë edhe me dy vjet të tjera.

Spanjolli ka bërë gjithsej 485 paraqitje për gjigandët katalanas dhe ka kaluar gjithë karrierën e tij në këtë klub, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme