Ka gati katër vjet me radhë që nuk është finalizuar projekti për vendosjen e bustit të poetit Ali Podrimja në Prishtinë.
Një gjë e tillë nuk do të bëhet as në përvjetorin e katërt të vdekjes së mjeshtrit të vargut poetik.
Pos kësaj, për sot (e enjte) nuk është paralajmëruar ndonjë aktivitet në nderim të Podrimjes, i cili në 21 korrikun e vitit 2012 vdiq në qytetin jugor të Francës, Lodève.
Është lënë krejt anash edhe ideja e vendosjes së penës 8-metërshe në oborrin e bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”.